Lufta në Ukrainë, Rusia: Kemi pushtuar dy fshatra të tjerë ukrainas

schedule15:58 - 1 Korrik, 2024

schedule 15:58 - 1 Korrik, 2024

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e dy fshatrave të tjerë në Ukrainën lindore, ka deklaruar ministria ruse e mbrojtjes.

Në një deklaratë, ministria tha se trupat ruse kishin pushtuar Stepova Novoselivka në rajonin verilindor Kharkiv dhe Novopokrovske në Donetsk, në lindje.

Kjo vjen pasi Moska tha të dielën se forcat e saj kishin kapur dy fshatra të tjerë në lindje të qytetit të Donetsk.

/abcnews.al