Lufta në Ukrainë/ Rusia hap çështje penale kundër 160 mercenarëve të huaj

schedule09:54 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:54 - 29 Qershor, 2023

 Shërbimi shtetëror rus i lajmeve Tass raporton se Federata Ruse po hap çështje penale kundër 160 mercenarëve nga 33 vende të ndryshme që veprojnë në emër të forcave ukrainase në vend.

“Si rezultat i ndërveprimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe shërbime të tjera operacionale, janë mbledhur dëshmi të pjesëmarrjes së mercenarëve nga Gjeorgjia, SHBA, Letonia, Suedia dhe shtete të tjera. Aktualisht po ndiqen penalisht 160 të huaj nga 33 vende,” thuhet në njoftimin e Komitetit Hetues.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!