Lufta në Ukrainë/ Rreth 42,000 njerëz rezultojnë të zhdukur

schedule12:00 - 18 Korrik, 2024

schedule 12:00 - 18 Korrik, 2024

Rreth 42,000 persona rezultojnë të zhdukur në Ukrainë, konfirmoi Ministria e Brendshme në vend. Shifra përfshin civilë dhe ushtarë, saktësoi Dmytro Bohatiuk, drejtues në departamentin e personave të zhdukur.

Që prej shpalljes së një pushtimi të paprovokuar, në shkurt të vitit 2022, nga Rusia, mijëra njerëz janë zhdukur, miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet nëse janë vrarë apo janë arratisur.

Sipas Bohatiuk, më parë shifra ishte 51,000 të zhdukur, por duke përfshirë edhe të burgosurit e luftës.

Gjithashtu, ai u shpreh se është një sfidë e vërtetë identifikimi i ushtarëve të vrarë, pasi para se ata të dërgohen në luftë, nuk merren kampione gjaku dhe mostra gjenetike të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!