Trupat çeçene janë angazhuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë në krah të Rusisë. CNN ka raportuar disa herë momente të luftës kur trupat çeçene janë përfshirë direkt në betejë.
Javën e shkuar vetë lideri çeçen Ramzan Kadyrov u nis drejt Ukrainës, por u zmbraps i turpëruar pasi ushtarët ukrainas i kishin përgatitur një surprizë jo të këndshme atij dhe luftëtarëve që kishte nga pas.
Ndërkohë që vetë Kadyrov përmes rrjetit social të preferuar telegram, ka postuar shpesh video nga luftimet ku vlerëson ushtarët e tij për trimërinë dhe guximin e tyre në betejë.
Gjithashtu vetëm disa ditë pas luftës, Kadyrov i kërkoi ushtrisë ruse të hiqte dorezat dhe të zgjeronte ofensivën e saj në Ukrainë.
“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës. Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, nuk është efektive“, do të deklaronte Kadyrov vetëm disa ditë pas nisjes së ofensivës Ruse mbi Ukrainë.
/Abcnews.al/

