Lufta në Ukrainë ringjall frikën e persekutimit, mijëra hebrenj largohen nga Rusia

schedule10:06 - 17 Gusht, 2022

schedule 10:06 - 17 Gusht, 2022

Rusia po përballet me migrimin masiv jashtë vendit të një numri të madh të popullsisë së saj hebreje.

Një nga tetë hebrenj janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Agjencia Hebraike ka ndihmuar hebrenjtë në mbarë botën të lëvizin në Izrael.

Sipas agjencisë 20,500 nga gjithsej 165,000 hebrenj janë larguar nga Rusia që prej muajit mars të këtij viti, vetëm pak javë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC.

Frika e persekutimit është ringjallur në mendjet e shumë prej hebrenjve pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Për këtë arsye një pjesë e madhe e hebrenjve janë larguar nga Rusia./abcnews.al/