Lufta në Ukrainë, Rama: Shqipëria do të preket nga rritja e çmimit të energjisë e produkteve

schedule21:40 - 3 Mars, 2022

schedule 21:40 - 3 Mars, 2022

Ndërsa komentonte luftën e nisur në Ukrainë, kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e së enjtes se Shqipëria do të preket nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve.

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Rama tha se Nafta është kthyer në çmimin më të lartë të vitit 2014.

“Nafta sot është kthyer në pikun e vetë të viti 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë  dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!