Lufta në Ukrainë/ Putin shkarkon një nga gjeneralët më të lartë

schedule08:28 - 6 Prill, 2023

schedule 08:28 - 6 Prill, 2023

Vladimir Putin ka shkarkuar një nga gjeneralët kryesorë që udhëheqin forcat ruse në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).

Ministria e Mbrojtjes raportoi se gjeneral-koloneli Rustam Muradov është shkarkuar si komandant i Grupit Lindor të Forcave (EGF). Grupi është bërë i njohur për sulmet e tij të dështuara, duke përfshirë një në qytetin lindor të Vuhledar, i cili përfundoi me dhjetëra tanke të shkatërruar.

“Ky është shkarkimi më i lartë ushtarak rus i vitit 2023 deri më tani, por ka më shumë gjasa të ndodhin shkarkime të tjera pasi Rusia vazhdon të mos arrijë objektivat e saj në Donbas”, tha Ministria e Mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!