Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, Putin po kërkon një “kokë turku” për t’i shpëtuar përgjegjësisë

schedule11:22 - 17 Mars, 2022

schedule 11:22 - 17 Mars, 2022

Fjalimi i Vladimir Putin përpara popullit rus të mërkurën në mbremje ishte i jashtëzakonshëm. Gjatë fjalimit, ne pamë një president rus që po lufton në të gjitha frontet, shkruan BBC

Ai tha se i ashtuquajturi operacioni i tij special ushtarak po shkon sipas planit, madje e justifikoi sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një akt vetëmbrojtjeje. Por ai e di se situata në Rusi është tensionuar. Ai e di se vala e sanksioneve ndërkombëtare do të shkaktojë dhimbje masive ekonomike dhe potencialisht trazira sociale.

Ai foli për rritjen e inflacionit, rritjen e papunësisë. Pra, ai po kërkon një kokë turku, në mënyrë që populli rus të mos e fajësojë atë kur ekonomia ruse të “shkatërrohet” Dhe “kokat e turkut” janë zgjedhur. Ai denoncoi tradhtarët, kolumnistët dhe “llumrat pro-perëndimore”.



Me fjalë të tjera, jemi ne kundër tyre, e mira kundër të keqes. Vladimir Putin po përpiqet të krijojë përçarje në vend për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për pasojat e pushtimit të tij në Ukrainë.

Tani duhet të presim dhe të shohim se cili është efekti i këtij fjalimi në shoqërinë ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!