Lufta në Ukrainë/ Protagonizmi i Kinës, Meçollari: Është aleate e Rusisë. Hide: Po e përdor

schedule20:42 - 27 Shkurt, 2023

schedule 20:42 - 27 Shkurt, 2023

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” nga gazetari Artur Zheji në ABC News është diskutuar protagonizmi i Kinës në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

E gjithë kjo pasi Komisioni Evropian vendosi që të gjithë zyrtarët të fshinin aplikacionin kinez “Tik Tok” nga telefoni i tyre, pasi ekzistonte rreziku që të vidheshin të dhëna.

Kapiteni, Artur Meçollari i ftuar në studio është shprehur se Kina politikisht është aleate e Rusisë dhe kjo sipas tij është e provuar, në krahun tjëtër i ftuari tjetër, eksperti i gjeopokitikës, Enri Hide është shprehur se Kina është duke përdorur Risinë.

Meçollari: Politikisht Kina është aleate e Rusisë dhe kjo është e provuar. Se si do të ekspozohet si aleate kjo është tjetër gjë.

Kemi të bëjmë më një postulat ku nuk ka vend për t’u diskutuar.

Kina mund të mos ketë të dhëna, por që Kina bashkëpunon për të siguruar te dhëna me Rusinë dihet, po ashtu edhe ushtarakisht.

Hide: Është duke menduar për të dërguar armë në Ukrainë. Mjafton kjo për të ngritur alarm te SHBA dhe Perëndimi.

Një superfuqi si Kina t’i shërbejë Rusisë, nuk e besoj.  Kina e përdor Rusisë dhe unë këtu do bëhem heretik, ashtu sikurse si SHBA e identifikon Kinën si armik, edhe Kina përdor Rusinë kundër SHBA. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!