Lufta në Ukrainë, Polonia refuzon të luajë ndaj Rusisë në Kupën e Botës

schedule10:41 - 26 Shkurt, 2022

schedule 10:41 - 26 Shkurt, 2022

Polonia ka refuzuar të luajë ndeshen e play-off ndaj Rusisë për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar.

Kjo u njoftua nga federata polake pasi Rusia ka hapur luftë ndaj Ukrainës. Ndeshja është caktuar për 24 mars në Moskë dhe presidenti i federatës polake ka marrë këtë vendim të prerë.

“Mjaft u morëm me fjalë, është koha për të vepruar”, shkroi Cezary Kulesza në Twitter duke shtuar se “ky është i vetmi vendim i saktë” dhe se po punon me federantën suedeze dhe çeke për të paraqitur një qëndrim të përbashkët te FIFA./ h.ll/abcnews.al