Pesë persona janë vrarë dhe tre janë plagosur në sulmet ruse në rajonin e Donetskut në Ukrainë.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se një një çift humbën jetën si pasojë e granatimeve ruse në fshatin Pleshchiivka. Tre gra të tjera u vranë në një goditje ndaj ndërtesave private në fshatin Hrodivka.
Ushtria ruse hodhi dy bomba të drejtuara në fshatin Velyka Novosilka, duke plagosur një burrë dhe gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, ndërsa një burrë tjetër u plagos në një sulm artilerie në qytetin e Zalizne.
/abcnews.al