Një person ka humbur jetën dhe 41 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet ukrainase në Makiivka të Ukrainës lindore, i cili është në kontrollin e forcave ruse.
“41 persona janë lënduar nga bombardimet, mes të cilëve dy fëmijë. Një person ka vdekur nga plagët e marra”, tha Vladislav Klyucharov kreu i administratës së qytetit i emëruar nga Rusia.
Më herët, udhëheqësi i Donetsk, Denis Pushilin, tha se forcat ukrainase kishin nisur “sulme të ashpra” në zonat e banuara dhe një kompleks spitalor në qytet.
/abcnews.al