Së fundmi shumë vende kanë ndërmarrë nismën që të bëjnë propozimet e tyre për arritjen e paqes në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë për mediat vendase ka thënë se disa nga këto propozime mund të funksionojnë.
E pyetur nga gazetarët nëse ka ide konkrete të propozuara për paqen, ajo ka theksuar se “sigurisht që ka”.
“E ritheksoj se u jemi mirënjohës të gjitha vendeve, të gjitha shteteve dhe personazheve publike, sepse shumë propozime janë paraqitur personalisht nga personazhe publike ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po flasin për paqen, që po bëjnë propozime dhe të cilët janë vënë në dispozicion për këtë”, ka thënë zyrtarja ruse./abcnews.al