“Europa në rrezik, Putini luan me zjarrin”. Ministri britanik, ultimatum Rusisë

schedule12:09 - 4 Mars, 2022

schedule 12:09 - 4 Mars, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace këtë të premte, pas sulmit në centralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainën juglindore, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin, po luan me zjarrin.

Wallace ka kërkuar nga presidenti rus që të ndalojë shenjestrimin e objekteve të tilla me rrezikshmëri të lartë.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, është e rrezikshme për Evropën dhe luan me zjarrin, është përtej çdo logjike dhe domosdoshmërie,”  ka thënë ai. /abcnews.al