Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua aleatëve të tij, duke i thënë se ka ardhur koha të mos tregohen frikacakë dhe të tërhiqen.
“Ne sigurisht po i afrohemi një momenti kritik në Europën tonë ku do të ishte më mirë të mos tregoheshim frikacakë,” tha Macron.
Macron u përball me një reagim të ashpër nga shumë aleatë perëndimorë pasi ai diskutoi hapur idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë në një konferencë për Ukrainën në Paris më 26 shkurt.
Disa vende të NATO-s e kanë kundërshtuar tashmë këtë ide, duke përfshirë Gjermaninë, Republikën Çeke, Bullgarinë, Spanjën dhe Italinë. Në të njëjtën kohë, disa vende janë të gatshme të marrin në konsideratë një mundësi të tillë, si Lituania, Letonia dhe Estonia.
Kanadaja, e cila është gjithashtu një anëtare e NATO-s, ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë, por vetëm për të trajnuar ukrainasit në zona larg frontit.
/abcnews.al