Lufta në Ukrainë, Macron dhe Scholz i kërkojnë Putin vendosjen e armëpushimit

schedule15:38 - 12 Mars, 2022

schedule 15:38 - 12 Mars, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm gjatë një telefonate që zgjati 75 minuta, shkruan BBC

“Biseda është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë,” tha një zëdhënës i Scholz, por vuri në dukje se liderët kishin rënë dakord të mos japin asnjë detaj në lidhje me çfarë është diskutuar.

Ndërkohë, sipas informacioneve,  Putini kritikoi veprimet e Ukrainës në atë që ai e quajti “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare humanitare, megjithëse nuk specifikoi se për cilat shkelje bëhej fjalë.

Putini informoi Macron ashtu edhe Scholz për gjendjen aktuale. “Në veçanti, u cituan fakte të shumta të shkeljes flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat ukrainase të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!