Lufta në Ukrainë/ Kremlini paralajmëron për pasoja nëse SHBA heq kufizimet për raketat me rreze të gjatë

schedule12:19 - 11 Shtator, 2024

schedule 12:19 - 11 Shtator, 2024

Kremlini paralajmëroi pasoja nëse SHBA-ja do të lejonte Ukrainën të godiste brenda Rusisë me sistemet raketore me rreze të gjatë (ATACMS).

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, shtoi se dukej sikur Uashingtoni kishte vendosur tashmë të vazhdonte me një vendim të tillë pasi Antony Blinken tha për Sky Neës se Joe Biden “nuk po përjashton” heqjen e kufizimeve të armëve.

SHBA dorëzoi për herë të fundit një numër të vogël ATACMS në Ukrainë në shtator 2023.

Raketat me rreze të gjatë kanë një rreze veprimi prej rreth 180 miljesh.

Peskov gjithashtu hodhi poshtë akuzat se Irani i ka dorëzuar Rusisë raketa balistike si “të pabaza” dhe tha se Moska do të vazhdojë të bashkëpunojë me vende si Irani për interesat e saj.

Nasser Kanani, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, i quajti gjithashtu pretendimet “të pabaza dhe të rreme” dhe dënoi Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë për anulimin e marrëveshjeve dypalëshe të shërbimit ajror dhe sanksionimin e Iran Air.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!