Forcat ruse nisën një sulm me raketa dhe dronë në Kiev gjatë natës. Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Klitschko nëpërmjet një reagimi në platforma sociale, sqaroi se sulmi ndodhi në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu nga bombardimet një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.
Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se gjithashtu depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë.


