Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Kemi stërvitur 10 mijë operatorë për dronët

schedule08:34 - 5 Maj, 2023

schedule 08:34 - 5 Maj, 2023

Operacioni Special i Rusisë duket se është shndërruar në një konflikt aktesh sabotazhi, që tashmë zgjat prej 435 ditësh. Palët po lëshojnë mjete fluturuese të kontrolluara në distancë karshi njëra-tjetrës, të mbushura me eksploziv, që po shkaktojnë dëme të mëdha në infrastrukturë.

Pas sulmit të pretenduar në muret e Kremlinit, një tjetër dron u rrëzua nga mbrojtja ruse pranë bazës ushtarake në Sebastopol. Shpërthimi i tij në ajër nuk shkaktoi dëme dhe as të lënduar.

Ndërkohë, që edhe Kievi konfirmon rrëzimin e një droni në mbrëmje në kryeqytet. Mjeti fluturues “Bayraktar TB2” shkaktoi shpërthim të fuqishëm, por konfirmohet se ai i përkiste ushtrisë vendase dhe kishte dalë nga kontrolli. Sipas forcës ajrore ukrainase, që droni të mos shkaktonte probleme te civilët, u asgjësua.

Zv/kryeministri Mykhailo Fedorov deklaroi më herët gjatë ditës, se Ukraina tashmë ka gati 10 mijë operatorët të stërvitur për drejtimin e dronëve, në kuadër të projektit për krijimin e “Ushtrisë së Dronëve”.

“Momentalisht kemi përfunduar pjesën e parë të projektit, atë të stërvitjes së pilotëve. Gjatë kësaj periudhe kemi stërvitur 10 mijë ushtarë”, tha mes të tjerash Fedorov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!