Lufta në Ukrainë/ Katër të vrarë nga bormbardimet në një zonë të kontrolluar nga Rusia

schedule12:21 - 15 Prill, 2023

schedule 12:21 - 15 Prill, 2023

Katër persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase të një zone banimi në një qytet të kontrolluar nga forcat ruse në Ukrainën lindore.

Denis Pushilin tha se një vajzë 7-vjeçare është në mesin e të plagosurve nga bombardimet në qytetin Yasinuvata, në veri të Donetsk.

Yasinuvata është rreth 80 kilometra në jug të Slovianskut, ku raketat ruse goditën ndërtesat e banimit ditën e djeshne, duke vrarë të paktën 9 persona, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar.

/abcnews.al