Lufta në Ukrainë, katër të vdekur nga një sulm raketor rus në rajonin e Odesës

schedule16:06 - 11 Tetor, 2024

schedule 16:06 - 11 Tetor, 2024

Katër persona mbetën të vrarë nga një sulm raketor rus në rajonin jugor të Ukrainës, në Odesa.

Guvernatori Oleh Kiper njoftoi se një raketë balistike goditi një ndërtesë dykatëshe ku jetonin dhe punonin civilë. Ndërsa u raportua edhe për dhjetë persona të plagosur.

Sakaq presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka zhvilluar edhe një vizitë me kryeministren italiane Girogia Meloni.

Kryeministrja italiane shprehu mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas.

/abcnews.al/