Lufta në Ukrainë, Italia lë mënjanë gazin rus, nënshkruan marrëveshje me një tjetër shtet

schedule13:07 - 12 Prill, 2022

schedule 13:07 - 12 Prill, 2022

Pas luftës së nisur në Ukrainë që në 24 shkurt të 2022, Italia së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me Algjerinë për të forcuar lidhjet energjetike dhe për të rritur eksportet e energjisë të shtetit të Afrikës së Veriut drejt saj.

Mediat vendase bëjnë me dije se lajmin e ka bërë me dije kryeministri italian Mario Draghi, duke shtuar se ato ishin një hap i rëndësishëm në përpjekjen e Italisë për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus.

 “Të tjerët do të pasojnë,” tha Draghi nga kryeqyteti Algjer, pas një takimi me presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune.

Italia, e cila është shumë e varur nga gazi i huaj, bleu rreth 29 miliardë metra kub nga Rusia vitin e kaluar, rreth 40% e totalit të importit të saj të gazit.

Draghi tha se marrëveshja e gazit me Algjerinë ishte nënshkruar nga dy lojtarët dominues të energjisë të vendit, Eni dhe Sonatrach. Detajet e marrëveshjes nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Si pjesë e një deklarate më të gjerë të qëllimit, Draghi tha se Italia ishte e gatshme të punonte me Algjerinë për të zhvilluar energjinë e rinovueshme dhe hidrogjenin e gjelbër. Ndërkohë  tashmë Roma dhe Algjeri kishin një kontratë për dërgesat e gazit deri në vitin 2027./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!