Lufta në Ukrainë/ Holanda do të japë 350 milionë dollarë për municione dhe dronë

schedule21:33 - 20 Mars, 2024

schedule 21:33 - 20 Mars, 2024

Holanda do të sigurojë 350 milionë euro për blerjen e municioneve për avionët luftarakë F-16 dhe për dronët e avancuar të zbulimit që do të dërgohen në Ukrainë, njoftoi nga Kievi ministrja e Mbrojtjes Kaisa Olongren.

Në një intervistë për Reuters në fund të vizitës së saj dy-ditore në Ukrainë, ministrja holandeze tha se shkoi në Kiev për të treguar solidaritet dhe për të njoftuar paketën e re të ndihmës.

Në takimin e aleatëve të Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, Ohlgren kishte deklaruar se 150 milionë euro do të jepeshin për blerjen e raketave ajër-tokë që mund të lëshohen nga gjuajtësit F-16, ndërsa 200 milionë të tjera do të financonin blerjen e mjete ajrore pa pilot që kryejnë fluturime të zbulimit, vëzhgimit dhe mbledhjes së inteligjencës (ISR).

Holanda është zotuar të japë 2 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në vitin 2024. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojnë për municione dhe dronë, pasi Kievi thotë se i duhen ata për t’i dhënë fund humbjeve në fushën e betejës kundër Rusisë.

Danimarka, Holanda dhe SHBA pritet të dorëzojnë F-16-ët e parë në Ukrainë këtë verë, pasi të kenë përfunduar programin e tyre të trajnimit të pilotëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!