Dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga garantimet ruse në verilindje të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkivit, Oleg Synegubov, i cili tha se forcat ruse goditën qytetin e Kupiansk me armë kundërajrore.
Viktimat janë dy burra të moshave 39 dhe 59 vjeç. Sakaq mësohet se ka ende persona që janë nën rrënoja. /abcnews.al