Koloneli Sami Neziri ka analizuar luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit nga pala ruse.
Gjatë intervistës në emisionin “War Report” në ABC News, Neziri tha se kjo luftë po futet në modelin e Luftës së Parë Botërore, duke u shpreh se elementi që i dallon është fakti se në luftën ruse kundër Ukrainës janë shtuar dronë.
Gjithashtu shtoi se statistikat kanë treguar se sulmet me dronë kanë shkaktuar dëme të mëdha për të dy palët.
“Kjo luftë ka hyrë në atë model ku fronti është statik, pra lëviz shumë pak. Por të thuash që do të fitosh luftën, duhet të kesh numrat dhe kjo është e vështirë. Por të dy vendet në periudhë afatmesme janë në gjendje ta mbështesin këtë situatë. Pra është futur në një periudhë stanjacioni, fronti është pothuajse statik dhe në krahasim me luftën e parë botërore, është shtuar thjesht një element modern që janë dronët. Sipas statistikave dëmet që i shkaktohet më shumë Ukrainës janë nga dronët dhe kjo vlen edhe për Rusinë. Për palën ruse është vënë re se shumica që rekrutohen dërgohen në front me shumë pak trajnim. Duhet thënë se ekonomia e Rusisë mund ta mbështesë luftën edhe për një periudhë aftatshkurtër apo afatmesme. Pra duhet thënë se ka një rënie të ekonomisë”, tha ai.
/abcnews.al/


