Lufta në Ukrainë, Franca kalon në “aksion” për të qetësuar Rusinë

schedule21:56 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:56 - 27 Shkurt, 2022

Franca do të paraqesë një rezolutë nesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bërë thirrje për armëpushim.

Pas disa thirrjesh midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve botërorë këtë fundjavë, presidenti dhe homologët e tij pranuan “nevojen për të punuar në kushtet për dërgimin e duhur të ndihmës humanitare në Ukrainë”.  Rezoluta franceze do të synojë “të garantojë akses të papenguar humanitar për të përmbushur nevojat urgjente të popullsisë së mbetur në Ukrainë”, thuhet në deklaratë. Për më tepër, Franca do të bëjë thirrje për një armëpushim duke sugjeruar negociata paqësore.

Macron zhvilloi biseda telefonike këtë fundjavë me udhëheqës nga: Gjermania, Italia, Holanda, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, Greqia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai foli edhe me presidentin e Bjellorusisë. Kurse sot bisedoi me udhëheqës nga Ukraina, Arabia Saudite, Katari, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia, Abu Dhabi dhe Komisioni i BE-së.

Një ditë më parë Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku kërkohet që Moska të ndalonte menjëherë agresionin e saj kundër Ukrainës dhe të tërhiqte të gjitha trupat e saj ushtarake.

11 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të sigurimit votuan pro tekstit, Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan ndërsa Rusia si anëtare e përhershme e këtij forumi votoi kundër.

Ambasadori rus Vasily Nebenzya tha se ai nuk do t’u përgjigjej atyre që e kishin akuzuar për keqpërdorim të të drejtës së vetos së vendit të tij. Ambasadori i Ukrainës i kërkoi Këshillit të kushtojë një moment heshtjeje “për paqe… dhe të lutet për shpirtrat e atyre që tashmë janë vrarë ose mund të vriten”, duke ftuar ambasadorin rus të “lutet për shpëtim”. Një votë ‘jo’ nga ndonjë prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit bllokon çdo projekt rezolute.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!