Lufta në Ukrainë, Erdogan pritet të flasë nesër me Putin

schedule12:14 - 5 Mars, 2022

schedule 12:14 - 5 Mars, 2022

Presidenti turk Tajip Erdogan do të flasë me Vladimir Putin  të dielën për të diskutuar luftën në Ukrainë, sipas një deklaratë të zëdhënësit Ibrahim Kalin.

Kalin tha se Turqia ishte gati të ndihmonte në zgjidhjen e krizës. Ai u tha gazetarëve se Turqia do të ishte e gatshme të ndërmjetësonte  bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë dhe bëri thirrje për ti dhënë fund luftimeve.

Ai gjithashtu përmendi faktin se Turqia nuk mund të prishë marrëdhëniet as më Moskën dhe as me Kievin.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!