Britania po përgatitet të dërgojë 10,000 dronë të tjerë në Ukrainë, siç njoftoi ministri i Mbrojtjes i vendit, Grant Shapps, gjatë vizitës së tij në Kiev.
“Unë po përforcoj angazhimin tonë për të pajisur Ukrainën me drone të rinj të teknologjisë së fundit, direkt nga industritë kryesore të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, do të dërgohen direkt nga fabrika në vijën e parë.
I’m in Kyiv to raise the alarm to the democratic world – we must make sure Ukraine wins this war.
The UK has stepped up to do more than ever, with our largest military support package to date. Every nation must now do the same and ensure freedom triumphs over tyranny. pic.twitter.com/DYbOcCUkho
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) March 8, 2024
Forcat e armatosura të Ukrainës po përdorin armë të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar me rezultate të paprecedentë, të cilat kanë kontribuar në shkatërrimin të 30% të flotës ruse të Detit të Zi”, tha Shaps pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këta dronë do t’i kushtojnë shtetit britanik rreth 380 milionë euro.
“Dronët po ndryshojnë rrjedhën e luftës”, shtoi Sekretari Britanik i Mbrojtjes në llogarinë e tij në platformën X.
/abcnews.al