Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse në Kharkiv, 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

schedule07:05 - 31 Maj, 2024

schedule 07:05 - 31 Maj, 2024

Të paktën 3 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Lajmi u konfirmuar nga guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov.

“Armiku përdori përsëri taktikën e goditjes së dyfishtë, ndërsa mjekët, ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit ishin në terren”, shtoi Sinekhubov, duke theksuar se mes të plagosurve ishin të paktën dy fëmijë.

Sipas raporteve fillestare, dy raketa të një sistemi të modifikuar S-300 u lëshuan kundër rrethit Novobavarsky, duke synuar “infrastrukturën civile”, shtoi guvernatori rajonal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!