Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, bisedime në Zvicër/ Takim trepalësh SHBA-Ukrainë-Rusi

schedule16:26 - 18 Shkurt, 2026

schedule 16:26 - 18 Shkurt, 2026

Ndryshe nga Witkoff, agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA, citoi një burim që tha se negociatat e së martës, të cilat zgjatën gjashtë orë, kishin qenë të tensionuara dhe u zhvilluan në formate të ndryshme dypalëshe dhe trepalëshe.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka thënë hapur se nuk është e drejtë që presidenti Trump vazhdon t’i kërkojë vendit të tij të bëjë kompromis, duke shtuar se paqja nuk do të arrihet nëse fitorja i jepet Rusisë.

Në një intervistë për Axios Zelensky tha se çdo marëveshje duhet të kalojë më parë në referendum për t’u votuar nga poulli ukrainas.



I pyetur për lëshimin e territoreve në këmbim të paqes, Zelensky tha se kjo është diçka që bota nuki do e falë kurrë emocionalisht, as atij e as Shteteve të Bashkuara.

Zelensky theksoi se nuk është e drejtë që Trump vazhdon t’i ushtrojë presion Ukrainës për një marrëveshje, duke shtuar se shpreson që këto të jenë vetëm taktika të tij dhe jo një vendim.

Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit ka thënë se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë, teksa Kremlini nuk është lëkundur nga kërkesat e tij maksimaliste për territorin ukrainas.

Ukraina e ka bërë të qartë se duhet të marrë garanci të forta sigurie nga Perëndimi, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara, përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!