Presidenti i SHBA-së Joe Biden autorizoi Pentagonin të enjten për të dërguar deri në 3,000 forca rezervë në Europë ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon.
SHBA ka më shumë se 100,000 forca në Europë, një numër që është rritur që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. Sipas autorizimit të ri, rezervistët do të jenë pjesë e Operacionit Atlantic Resolve, dislokimet e vazhdueshme që forcojnë NATO-n dhe krahun e saj lindor.
Urdhri ekzekutiv i sapo nënshkruar përcakton Operacionin Atlantic Resolve si një operacion emergjence, i cili u jep rezervistëve të njëjtat përfitime si anëtarët e shërbimit aktiv.
Asnjë trup amerikane nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë pasi Kievi nuk është anëtar i aleancës së NATO-s. Vendimi i jep Departamentit të Mbrojtjes një tjetër mundësi për të dërguar më shumë forca për të ndihmuar Komandën Europiane të SHBA.
Trupat e shtuara ka të ngjarë të punojnë në logjistikë dhe mbështetje, ose në fusha mjekësore si stomatologjia dhe kujdesi shëndetësor, role që rezervat zakonisht kanë më shumë sesa forcat aktive.
Që nga viti 2014, forcat amerikane janë vendosur në Europë për të punuar me aleatët dhe partnerët në rajon.
/abcnews.al