“Nga mosmarrëveshja për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi përfiton Vladimir Putin”.
Kështu ka deklaruar ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
“Të gjitha këto vonesa, kjo mosmarrëveshje favorizon Rusinë dhe i lejon Putinit të përfitojë prej saj për të bërë kërcënime, për të vendosur vija të reja të kuqe dhe për të bërë përpjekje të reja për të përçarë komunitetin ndërkombëtar”, tha ai për BBC.
“Putini është një ngacmues dhe që një ngacmues të jetë i suksesshëm, gjithçka që duhet të bëjë është të frikësojë njerëzit dhe t’i bllokojë ata.
Kështu që ai na çon të ndryshojmë qëndrimin tonë.”
/abcnews.al