Një nga banorët e qytetit të Mariupolit, tha për BBC-në se dëgjon zhurma të bombardimeve çdo 3 minuta, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që supozohej të fillonte në orën 11:00.
“Tani për tani ndodhem në Mariupol. Dëgjoj bombardime çdo tre deri në pesë minuta,” tha Alexander, një inxhinier 44-vjeçar.
“Krijimi i korridoreve humanitare nuk funksionoi. Në rrugët e qytetit mund të shohësh makina të njerëzve që u përpoqën të largoheshin dhe më pas u kthyen”, tha ai.
/abcnews.al