Lufta në Ukrainë/ Autoritetet në Kharkiv urdhërojnë evakuimin e familjeve nga fshatrat pranë kufirit me Rusinë

schedule11:50 - 12 Prill, 2024

schedule 11:50 - 12 Prill, 2024

Autoritetet e rajonit të Kharkiv, në Ukrainën lindore, i cili  vazhdon të bombardohet nga forcat ruse, urdhëruan evakuimin e familjeve me fëmijë nga 47 fshatra pranë kufirit me Rusinë.

Urdhri ka të bëjë me komunitetet në tre rajone, Bokhodokhiv, Izium dhe Kharkiv, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinekhubov.

Shkak i këtij evakuimi janë bombardimet thuajse të përditshme të qyteteve nga ushtria ruse. Guvernatori u zotua se të gjithë të prekurit nga ky urdhër do të marrin ndihmën e duhur humanitare dhe ligjore.

Një ditë më parë, të mërkurën, një vajzë e re u vra nga bombardimet nga forcat ruse në fshatin Lipchi të Kharkiv, vetëm 10 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ditën e djeshme aleatëve perëndimorë që të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë për shkak të sulmeve në infrastrukturën enegjetike.

Autoritetet e rajonit të Kharkiv, në Ukrainën lindore, i cili  vazhdon të bombardohet nga forcat ruse, urdhëruan evakuimin e familjeve me fëmijë nga 47 fshatra pranë kufirit me Rusinë.

Urdhri ka të bëjë me komunitetet në tre rajone, Bokhodokhiv, Izium dhe Kharkiv, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinekhubov.

Shkak i këtij evakuimi janë bombardimet thuajse të përditshme të qyteteve nga ushtria ruse. Guvernatori u zotua se të gjithë të prekurit nga ky urdhër do të marrin ndihmën e duhur humanitare dhe ligjore.

Një ditë më parë, të mërkurën, një vajzë e re u vra nga bombardimet nga forcat ruse në fshatin Lipchi të Kharkiv, vetëm 10 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ditën e djeshme aleatëve perëndimorë që të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë për shkak të sulmeve në infrastrukturën energjetike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!