Lufta në Ukrainë/ Asnjë armëpushim në zonat e përmbytura

schedule08:19 - 9 Qershor, 2023

schedule 08:19 - 9 Qershor, 2023

Ndërsa çdo ditë përmasat e fatkeqësive humanitare, ekologjike dhe ekonomike nga shpërthimi i digës në Nova Kahovka, në jug të Ukrainës rriten, Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për  bombardimin e qyteteve.

Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm në Kiev, një person u vra në Kherson për shkak të sulmeve ruse, ndërkohë që po zhvillohej një operacion për evakuimin e viktimave nga përmbytjet.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi ushtrinë ukrainase për nisjen e bombardimeve ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në bregun lindor të Dnieper të kontrolluar nga Rusia.

Paraditen e djeshme u bënë të ditur viktimat e para nnga përmbytjet e shkaktuara nga fatkeqësia e së martës së kaluar.

Siç deklaroi kryetari i komunës së Nova Kahovkës, i emëruar nga Rusia, pesë persona të zhdukur deri dje janë gjetur të vdekur, një numër që pritet të rritet në 24 orët e ardhshme.

Guvernatori ukrainas i rajonit Kherson tha se rreth 600 kilometra katrorë tokë ishin përmbytur, me 68 për qind në bregun lindor të kontrolluar nga Rusia dhe vetëm 32 për qind në perëndim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!