Një grua është arrestuar nga shërbimet e sigurisë ukrainase pasi dyshohet se ka dhënë informacion për FSB-në ruse. Gruaja akuzohet se ndihmonte FSB-në në koordinimin e sulmeve me raketa.
Shërbimi i sigurisë ndau një imazh të gruas, për të cilën thanë se vepronte në Odesa. “Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve”, thuhet në një deklaratë.
“Agjenti rus doli të ishte një banor vendas që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”./abcnews.al


