Të paktën katër persona u vranë sot dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Zaporizhia një qytet i madh në Ukrainën jugore, njoftoi Ivan Fedorov, guvernatori i rajonit me të njëjtin emër.
Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia kreu një sulm të dyfishtë, një lloj sulmi që konsiston në bombardimin e një pjese një herë dhe më pas herën e dytë kur reaguesit e parë dhe shtypi kanë mbërritur në vendngjarje.
“Dy raketa u hodhën fillimisht, 40 minuta më vonë një tjetër goditi të njëjtin objektiv, sapo shpëtuesit dhe policia filluan të punojnë. Dy gazetarë u plagosën,” tha Fedorov në një video-mesazh.
Në Platformën X, ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink denoncoi një praktikë “të tmerrshme” që “me sa duket synon të vrasë reaguesit e parë dhe gazetarët”.
Dje, tre punonjës shpëtimi ukrainas vdiqën në një goditje të dyfishtë në qytetin e madh verilindor të Ukrainës, Kharkiv, me presidentin Volodymyr Zelensky që e quajti bombardimin “të neveritshëm dhe cinik”./abcnews.al