Tre persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Serhii Lisak, i cili përmes një postimi në platformën Telegram shkruan se “3 persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur pasi Rusia lëshoi drone dhe raketa në qytet. Një vajzë 14-vjeçare është mes të lënduarve”.
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka shkatërruar 10 dronë ajror ukrainas dhe dy dronë detarë të drejtuar për në territorin rus.
Ministria e Mbrojtjes tha se dronët e detit ishin drejtuar për në portin e Detit të Zi të Novorossiysk në Rusinë juglindore.
/abcnews.al