Të paktën 22 persona mbetën të plagosur nga sulmi rus në rajonin qendror të Poltavës në Ukrainë. Guvernatorin i rajonit, Filip Proni bën me dije se mes të lënduarve ishin edhe tre fëmijë.
Shtëpitë dhe linjat e energjisë janë dëmtuar gjithashtu nga raketat ruse duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për më shumë se 55,000 konsumatorë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se sulmi u krye me një raketë lundrimi X-59.
/abcnews.al