Lufta në Siri, nisin evakuimet mjekësore në Damask

schedule10:46 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 10:46 - 27 Dhjetor, 2017

Në Damask në zonën e kontrolluar nga rebelët kanë nisur evakuimet mjekësore. Aktualisht zona është në rrethimin e forcave të ushtrisë sirane. Sipas Kryqit të Kuq sirian fillimisht po transferohen pacientët që kanë nevojë për mjekim të menjëhershëm, duke u dërguar në brendësi të kryeqytetit për ndihmë më të specializuar mjeskëosre.

Kryqi i Kuq sirian, bëri me dije se kanë nisur evakuimet mjekësore në Damask, në zonën që kontrollohet nga rebelët dhe mbahet nën rrethim nga forcat qeveritare Siriane. Organizata humanitare, shpjegoi se pacientët në gjendje më të rëndë po dërgohen në brendësi të kryeqytetit.

Organizatat jo-fitimprurëse britanike, javën e kaluar, konfirmuan se presidenti Bashar Al Asad lejoi largimin nga zona të shtatë fëmijëve me sëmundje të rëndë, të cilët janë pjesë e një grupi prej 130 fëmijësh që kanë nevojë për përkujdesjë urgjente mjekësore.

Gjatë së martës dhe orëve të para të së mërkurës, Kryqi i Kuq sirian publikoi fotografi të ambulancave në Gutën Lindore duke kryer evakuime. Por, organizata nuk komentoi mbi numrin e njërëzve që do të lejohen të largohen nga zona.

Kryqi i Kuq, nënvizoi se jeta në këtë zonë nën rrethim prej katër vitesh, është bërë e pamundur dhe se situata është në pikë kritike. Kombet e Bashkuara, prej javësh organizojnë evakuime, por civilët vazhdojnë të vriten nga sulmet me bomba dhe mungesat ushqimore. Pavarësisht apelit të Rusisë, Iranit dhe Turqisë për uljen e tensioneve në këtë zonë./abcnews.al