Gazetarja Krenare Vokshi e ftuar në ‘Ballkan Update’ komentoi zhvillimet e fundit përtej oqeanit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës janë presidenti Osmani dhe Begaj. Gazetarja Vokshi tha se në qendër të diskutimeve në OKB do të jetë lufta në Lindjen e Mesme, si dhe fronti tjetër në Ukrainë.
Më tej, në agjendën e presidentes Osmani do të jenë takime me aleatët amerikanë si dhe me homologët e kontinenteve të tjera. Këto takime vijnë në valën e ndërprerjes së bashkëpunimit mes Amerikës dhe Kosovës, në një situatë të tensionuar politike në këtë të fundit.
“Ka nisur një javë e rëndësishme dhe vëmendja është drejt kësaj mbledhje ku epiqendër do të jetë Lindja e Mesme dhe njohja e Palestinës, po ashtu edhe lufta në Ukrainë. Siç është paralajmëruar nga Zelenksy do të pritet mbështetje për një plan të ri masash. Të pranishëm do të jenë presidentja Osmani ku do të ketë takime të përbashkëta me aleatët amerikanë ku janë ndërprerë bashkëpunimet, ku është një sinjal goxha i fortë.
Në agjendën e Osmanit do të jenë dhe takime me homologë të kontinenteve të ndryshëm, ndërsa ditë më parë kanë nisur takimet me mërgatën. Kjo vizitë nuk është vetëm pjesëmarrje protokollare, por Kosova duhet të dëshmojë që është një shtet funksional me institucione të përgjegjëshme.
Deri tani kemi parë që Osmani ka qenë një partnere sepse është mirëpritur nga ndërkombëtarët, por pritet të shihet nëse janë lëkundur raportet personale të saj, apo ky vendim për pezullim ka qenë për shkak të fjalimeve të Kurtit.” / abcnews.al /

