Lufta në Lindjen e Mesme/ Harris: Zgjidhje me dy shtete: Akuza e Trump: Ajo e urren Izraelin dhe botën arabe

schedule04:04 - 11 Shtator, 2024

schedule 04:04 - 11 Shtator, 2024

Kamala Harris dhe Donald Trump janë përplasur lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.

Në debatin presidencial, të transmetuar në ABC News, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris tha se do të vazhdohet të punohet për zgjidhjen me dy shtete, mes Izraelit dhe Palestinës.

Kandidati republikan, Trump akuzoi Harris se e urren Izraelit dhe shtoi se nëse ajo zgjidhet presidente, ky shtet nuk do të ekzistojë më.

Kamala Harris: Në 7 tetor, Hamasi, ekzekutoi 1200 izraelitë, gra të përdhunuara në një koncert. Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ka shumë palestinezë të vrarë, kjo luftë duhet të ndalojë menjëherë. Duhet armëpushim i menjëhershëm, duhet të vijojmë rrugën për zgjidhjen me dy shtete. Unë gjithmonë i jap Izraelit mundësinë për të mbrojtur veten.

Donald Trump: Ajo e urren Izraelin. Ajo refuzoi ta takojë Netanyahun në Kongres. Nëse është presidente, Izrali nuk do të ekzistojë brenda dy viteve. Ajo e urren Izraelin, urren botën arabe. Irani ishte i falimentuar, tani kanë 3 miliardë dollarë. Nuk kishin financim për Hezbollah, nuk kishin para për terror. Tani janë komb i pasur, po shpërndajnë para. Kjo nuk do ndodhur kurrë, do e kisha ndaluar luftën.

Kamala Harris: Është e pavërtetë, kam gjithë karrierën time që suportoj Izraelin./abcnews.al