“Lufta në Lindjen e Mesme është e pashmangshme”, Turqia dhe Rusia dënojnë vrasjen e liderit të Hamasit

schedule09:02 - 31 Korrik, 2024

schedule 09:02 - 31 Korrik, 2024

Turqia dhe Rusia reaguan menjëherë pas deklaratës së Hamasit, se lideri i tyre, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran gjatë një bastisje nga Izraeli.

Të dy vendet në një deklaratë e dënuan vrasjen e Haniyeh, ku u shprehen se tensionet do të përshkallëzohen më tej.

“Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkruan vrasjen e Haniyeh si vrasje politike plotësisht e papranueshme”, sipas transmetuesit shtetëror Ria.

Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Mikhail Bogdanov, tha se vdekja e liderit të Hamasit do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi gjithashtu vrasjen e liderit të Hamasit, duke thënë se ky sulm synon gjithashtu të përhapë luftën e Gazës në një dimension rajonal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!