Numri i viktimave në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor ka shkuar në 30,410 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i të lënduarve ka arritur në 71,700.
Papa Francesku ka bërë thirrje që t’i jepet fund kësaj luftë që ka marrë mijëra jetë njerëzish të pafajshëm dhe shkatërruar të dy vendet.
“Unë kam dhimbje çdo ditë, vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael për shkak të armiqësive të vazhdueshme janë shumë të mëdha. Kemi mijëra të vdekur, të plagosur, të shpërngulur dhe kjo sigurisht shkakton shumë dhimbje. Kjo situatë ka pasoja të tmerrshme tek fëmijët tek ato më të pambrojturit. A mendoni se në këtë mënyrë po ndërtoni një botë të drejtë. Mjaft ju lutem. Le t’i themi të gjithë mjaft kësaj lufte. Ndal, ju inkurajoj të vazhdoni negociatat për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë ndër të tjera Papa Francesku.
/abcnews.al/