Selia e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor është goditur nga një raketë, njoftuan Forcat e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se ka një përshkallëzim të shkëmbimit të zjarrit në kufirin libano-izraelit.
“Selia jonë në Nakura u godit nga një raketë dhe ne po përpiqemi të zbulojmë origjinën e saj,” tha Unifil, forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, pa përmendur viktima.
“Sulmet kundër civilëve ose kundër personelit të OKB-së përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte,” thuhet në deklaratë.