Lufta e SHBA dhe Izraelit në Iran ka hyrë në ditë e shtatë, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar.
Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Andi Hoxhaj tha se rajoni tashmë është i destabilizuar për shkak të këtij konflikti.
“Presidenti i SHBA nuk dëshiron ende të çojë trupa. SHBA pas eksperiencës që patën ne Irak dhe Afganistan nuk duan që të riaplikojnë të njëjtën qasje. Irani është një vend shumë herë me i madhe dhe në i fuqishëm në krahasim me vende të tjera në rajon. Por duhet parë edhe qasja e aleatëve, a do përfshihen apo jo, sepse shumë prej tyre kanë thënë se nuk do përfshihen”, tha ai.
Gjithashtu Hoxhaj u shpreh se ende nuk sheh mundësi që të ulen në tavolinën e negociatave, pasi sipas tij është ende herët, për shkak se qëllimi kryesor i presidentit amerikan Donald Trump është shkatërrimi i regjimit iranian.
“Unë mendoj që sulmet do të vazhdojnë sepse palët ende nuk po ulen në bisedime. Dhe SHBA kanë thënë që do vazhdojnë të paktën për 3 javë. Dhe duket që regjimi në Iran është goditur thellë. Por duhet parë që nëse çmimi i naftës do të vazhdojë në rritje situata do të jetë edhe më problematike. Një tavolinë negociatash? Mendoj që jemi herët për të pasur një tavolinë negociatash. Ne kemi parë që baza e Britanisë së Madhe në Qipro është goditur dhe disa të tjera në rajon. Pra nuk shoh që të ketë negociata për momentin sepse qëllimi i SHBA është që të mos e njohin regjimin e Ajatollahut por që të shkatërrohet totalisht dhe më pas mund të hapet një fushë negociatash që kushdo që të vijë në qeverisje t’i përmbahet kushteve”, tha ndër të tjera Hoxhaj.
/abcnews.al/


