Eksperti Xhavit Shala në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Gjatë analizës së tij, ai theksoi se Pakistani ka marrë një rol me rëndësi, duke u parë edhe si një negociator i besueshëm.
Gjithashtu eksperti Shala theksoi se Ishulli Kharg është një nga objektet më strategjike të naftës në Iran.
“Një rol me rëndësi ka marrë Pakistani, një negociator i besueshëm. Është një nga shtetet që nuk ka asnjë bazë amerikane dhe kjo i pëlqen Iranit. Por gjithçka këtu është ndërmjetësi për përcjellje të lajmeve. Ana e mirë është që i jep mundësi palëve të komunikojnë dhe për t’i dhënë mundësi palëve për t’u ulur në tavolinë. Por SHBA publikoi një plan prej 15 pikash, ndërsa Irani me 5 pika. Dhe duket që janë shumë larg për njëra tjetrën. Mesa duket kjo po i shërben SHBA për të rritur presionin ushtarak dhe për të treguar që nuk jemi vetëm për luftë, por edhe për t’i hapur rrugë diplomaci. Ndërsa Irani për t’i dhënë mundësi forcave të saj të shpërndahet në territor. Por nuk besoj se në këtë fazë do të arrihet një marrëveshje”, tha ndër të tjera ai.


