Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran, frikë për Luftën e Tretë Botërore? ‘Zëri i Shqiptarëve’: 85.3% e ekzagjeruar

schedule22:33 - 9 Mars, 2026

schedule 22:33 - 9 Mars, 2026

SHQIPËRI- Konflikti në Iran ka rindezur debatin se bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore.

Megjithatë, sipas rezultateve të sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, shumica e shqiptarëve mendojnë se kjo frikë është e ekzagjeruar.

Rreth 85.3% e të anketuarve besojnë se frika për një luftë të tillë po zmadhohet më shumë sesa duhet.



Ndërkohë, 7.9% shprehen se nuk besojnë se do të ndodhë, por ende kanë disa pasiguri. Nga ana tjetër, vetëm 6.8% e njerëzve mendojnë se një Luftë e Tretë Botërore është një realitet i mundshëm.

Kampioni për këtë sondazh është 1248 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!