Një nga liderët e krahut politik të Hamasit, Ahmad Bahar, u vra në një sulm izraelit në Gaza. Bahar dikur ka shërbyer si nënkryetar i Këshillit Legjislativ Palestinez. Izraeli nuk ka konfirmuar se ai ishte objektivi i sulmit dhe as se ai u vra.
بعونه تعالى تمكنت قواتنا الخاصة بتصفية المدعو أحمد بحر القيادي في حركة حماس الداعشية والقادم أعظم. pic.twitter.com/M5tdLde6ew
— إيدي كوهين אדי כהן ?? (@EdyCohen) November 17, 2023
Ndërkohë, kabineti i luftës së Izraelit ka miratuar dërgimin e dy kamionëve me karburant në ditë në Gaza për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të OKB-së, sipas një zyrtari izraelit.
Zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se karburanti do të japë mbështetje “minimale” për sistemet e ujërave të zeza dhe sanitare në Gaza për të parandaluar përhapjen e pandemive.
/abcnews.al