Rreth 20,000 foshnja kanë lindur gjatë luftës së vazhdueshme në Gaza, ndërsa 135,000 fëmijë në Rripin e Gazës nën moshën dy vjeç janë në rrezik nga kequshqyerja.
“Situata e grave shtatzëna dhe të porsalindurve në Rripin e Gazës është është shumë e vështirë dhe kërkon veprime të intensifikuara dhe të menjëhershme,” tha Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF.
“Situata tashmë është përkeqësuar edhe më shumë me shembjen e sistemit të kujdesit shëndetësor”.
Ingram theksoi se nënat po përballen me sfida të paimagjinueshme në aksesin e kujdesit mjekësor, ushqimit dhe mbrojtjes para, gjatë dhe pas lindjes. Nënat shtatzëna dhe foshnjat e tyre po jetojnë në “kushte çnjerëzore, strehimore të improvizuara dhe mungese ushqimesh.
/abcnews.al